Vuqic dhe Putin

Serbia me ndihmën e Rusisë po provokon me qëllim për ta ndarë përfundimisht veriun e Kosovës

Jo zyrtarisht bëhet e ditur se pas arrestimit në Mitrovicën e veriut  të të ashtuquajturit drejtor i Zyrës së Qeverisë së Serbisë  për Kosovën, Marko Gjuriq, kryetari i Serbisë,  Aleksandar Vuçiq ka vendosur një lidhje të drejtpërdrejtë telefonike me kryetarin e Rusisë, Vladimir Putin, nga i cili pret përkrahje për zgjidhjen e situatës kritike në veri të Kosovës. Vuçiq e ka thirrur me urgjencë edhe mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, të cilën kishte paralajmëruar se do ta mbante nesër. Këto manovrime politike  janë improvizuar me kohë me qëllim të presionit mbi Shtetin e Kosovës, në mënyrë  që të heq dorë nga veriu i vendit, i banuar me shumicë serbe. Serbia e ka bërë të ditur kaherë se nuk do ta pranojë Asociacionin e komunave Serbe sipas projektit të Qeverisë së Kosovës duke kërkuar shkas për ta ndarë veriun. Mbajtja në arrest tash për tash serbit,  Gjuriq në Prishtinë  është një test për të dyja palët, në një kohë kur Serbia ka rritur retorikën nacionaliste kundër Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi, ndërsa Kosova i përmbahet qëndrimit se nuk do ta lëshojë veriun me asnjë kusht

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …