Kolosi i letërsisë, Ismail Kadare hap 2016-ën në mënyrën më të mirë

Kolosi i letrave shqipe, Ismail
Kadare vazhdon të nderojë si rrallëkush kulturën shqiptare para botës. Ai është
dekoruar ne urdhrin ‘Komandant i Legjionit të Nderit’, vlerësimi më i lartë që
jep Franca për shkrimtarët, intelektualët e artistët. Lajmi është bërë i ditur
edhe nga vetë ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati. “2016 nis me lajm
fantastik: Kadare u dekorua “Komandant i Legjionit te Nderit”, titulli më i
lartë i Francës. Nderim i madh për Kadarenë dhe Shqipërinë”­, thuhet në
postimin e ministrit, Bushati në Twitter. Urdhri është krijuar nga Napoleon
Bonaparti në 1802, urdhri apo nderimi me i lartë kombëtar në France dhe numëron
93 mije anëtarë.

Kontrolloni gjithashtu

Sot shënohet çlirimi i Prishtinës dita kur më 11 qershor 1999 UÇK-ja ngriti flamurin kombëtar në kryeqytet

11 Qershori 1999: Dita kur forcat e UÇK-së çliruan Prishtinën

Më 11 qershor të vitit 1999, forcat ushtarake të Zonës Operative të Llapit të Ushtrisë …