Më 2015 Kosova ka importuar mbi 1 milardë euro ndërsa ka eksportuar 200 milionë euro

Sipas të dhënave zyrtare, tregu i vendit tonë vazhdon të dominohet dukshëm nga eksporti. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në vitin që po lëmë pas, vlera e mallrave të importuara ka kaluar shifren prej 1 milard eurove ndërsa e atyre të eksportuara afër 200 milion euro. Ekspertët e ekonomisë kanë thënë se këto të dhëna janë shumë shqetësuese pasi nuk mund të flitet për zhvillim ekonomik të një vendi ku importi e dominon dukshëm eksportin. Njohësit e ekonomisë kanë thënë se në Kosova mungon nacionalizmi ekonomik i cili i karakterizon vendet e tjera. Nga të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës mësohet se vendi që ka eksportuar më së shumti mallra në Kosovë vazhdon të mbetet Serbia e pasuar nga Turqia, ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, Kina dhe vende të tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …