Me fillimin e ndërtimit të termocentralit “Kosova e Re” çmimi i energjisë do të rritet për 28%

Ministri i Zhvillimit Ekonimik, Blerand Stavileci ka bërë të ditur se me fillimin e ndërtimit të termocentralit “Kosova e Re” do të ketë rritje të dukshme të çmimit të energjisë. Ai theksoi se ndërtimi i termocentralit të ri nuk do të ketë kosto për buxhetin shteti, por barrë të madhe do tu bie konsumatorëve të energjisë elektrike. Çdo investim përcillet ka kosto dhe çdo kosto ka reflektim. Te ndërtimi i Kosovës së Re ndikimet do të jenë për 28 për qind në çmimin e energjisë eklektike në gjashtë vitet në vijim. Ministri i Zhvillimit Ekonimik, Blerand Stavileci shtoi më tutje se Termocentrali “Kosova e Re” siguron siguri dhe stabilitet për furnizim me energjie elektrike dhe kjo ka rëndësi shumë të madhe për bizneset të cilat për shkak të mungesës së rrymës kanë humbur deri në 300 milionë euro.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …