Nisin  përgatitjet për asfaltimin e rrugës dhe rregullimin e kanalizimit në fshatin Krushevë e Madhe

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, i shoqëruar nga drejtorët, Lorenc Marleku dhe Petrit Bekaj, kanë qëndruar në fshatin Krushevë e Madhe të Klinës, ku janë takuar me udhëheqësin e fshatit Lekë Bekaj dhe banorët tjerë, për të shikuar dhe biseduar rreth asfaltimit të rrugës dhe rregullimit të kanalizimit për trajtimin e ujërave të zeza në këtë fshat. Të dy projektet do të realizohen në bashkëfinancim nga Komuna e Klinës me Ministrinë e Infrastrukturës. Bashkë me strukturat e pushtetit lokal në këtë fshat kanë qenë edhe dy kompani projektuese. “Asfaltimi i kësaj rrugë është më se i nevojshëm dhe do të krijojë lehtësi në lëvizje për banorët e këtij fshati. Po ashtu, edhe kanalizimi ka qenë nevojë e kahershme e këtyre banorëve. Banorët e këtij fshati, kanë falënderuar kryetarin Elezaj dhe stafin e tij për angazhimin dhe përkushtimin e treguar në fillimin e realizmit të këtyre dy projekteve jetike.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë po shënon ditën e dëshmorëve me aktivitete të shumta

Me rastin e 5 majit- Ditës së dëshmorëve të komunës së Vitisë, sot është mbajtur …