Krasniqi: Taksa e vendosur nga Kosova për mallrat serbe nuk është problemi kryesor për mos vazhdimin e dialogu

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi e quan skandaloze konferencën e kryetarit Thaçi

Ish-kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi ka thënë se konferenca e kryetarit të Kosovës Hashim Thaçi që ai e quan kryetar ishte skandal. Për Krasniqin skandal ishte fakti se Yhaçi e akuzoi Vetëvendosjen se financohet nga Irani. Sipas Krasniqit nëse presidenti e ka pasur këtë informacion e nuk ka treguar i bie se ka fshehur një rrezikshmëri.

“Konferenca e kryetarit, skandali i radhës. Nuk e di si e kanë parë të tjerët, por, Konferenca e sotme e Kryetarit të Kosovës ishte skandali i radhës. Ishte skandal për shumë çka?! Dhe nuk dua t’i ceku të gjitha,, se secili e ka mundësin ta shikoj e dëgjojë. Për mua ishte skandal, akuzat që ai e bëri në drejtim të VV-së e Albin Kurtit, sidomos për financimin e saj nga Irani?! Prej nga Kryetari e ka ketë informacion? Nëse ai e ka ketë informacion, nga cili institucion e ka marrë? Pse këtë informacion nuk e kanë institucionet e ndjekjes e të hetuesisë? Nëse veprimet e VV janë të asaj shkalle të rrezikshmërisë? Fshehja e një rrezikshmërie të ati niveli është, jo më pak se vepër penale. Pra me Kodin Penal të Kosovës si veprimi e mos veprimi është vepër penale. Pas kësaj deklarate, Prokurori i shtetit duhet të lëvizë. Duhet të lëvizë për të gjitha veprimet e rrezikshmërisë!. Edhe vlerësimi i depërtimit të shtetasve turq, nuk mund të konsiderohet me aq lehtësi “si rast i izoluar”, pasi të drejtat e njeriut janë shkelur rënd. E të drejtat e njeriut janë kryevlerë për vendet e botës demokratike. Nëse Prokurori i shtetit nuk vepron, dikush po e vazhdon mashtrimin”, ka shkruar në një postim të tij Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …