Duke komentuar dështimin e Qeverisë  së Kosovës  që edhe ketë vit ta themelojë Ushtrinë e
Kosovës  anëtari i Komisionit për Punë të
Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së,  Rexhep Selimi, ka vlerësuar se Lista Serbe i
merr të gjitha direktivat nga Serbia se si të veprojë në Kosovë. Sipas tij,
Lista Serbe po e thotë të vërtetën që mendon. “Duke e ditur që nuk është në interes
të Serbisë, krijimi i FAK, atëherë këta e kanë thënë të vërtetën sepse këta e
përfaqësojë vullnetin politik të Beogradit dhe kjo qeveri nuk ka vullnet
politik për krijimin e forcave të Armatosura”, ka thënë Selimi. Deputeti i
VV-së, thotë se Lista Serbe gjatë gjithë kësaj kohe do ta mbajë peng gjithçka
që ka të bëjë me shtetësinë e Kosovës dhe do ta mbajnë peng edhe formimin e
FAK. I pyetur se çfarë duhet të veprojë Qeveria e Kosovës, Selimi tha se,
“Qeveria duhet ta bëjë ushtrinë,  flaka i
daltë Beogradit” . 
Kontrolloni gjithashtu
Eugen Cakolli: Projektbuxheti i Qeverisë në detyrë, shkelje ligjore e pjesë e lojës politike
Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka reaguar pas procedimit të projektbuxhetit për vitin …
 Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
				
 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					