Pas erës së fortë të para dy ditëve, Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka pasur dëmtime në kulmin ku gjenden sallat e operacionit

Era e fortë e para dy ditëve ka shkaktuar dëme në kulmin e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë

Pas erës së fortë të para dy ditëve, Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka pasur dëmtime në kulmin ku gjenden sallat e operacionit dhe reanimimit. Si pasojë e heqjes së mbulesës së kulmit dhe shiut të dendur janë shkaktuar dëme në instalimin elektrik dhe për momentin sallat janë jashtë funksionit, hiq një sallë për raste urgjente. Spitali i Përgjithshëm në Pejë është duke ndërmarr të gjitha veprimet që të bëhen riparimet e nevojshme dhe funksionalizimi i sallave të bëhet sa më parë.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza nderon studentët e protestave të vitit 1981: U ngritën për liri dhe dinjitet

Kryetari i Partisë Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka përkujtuar protestat studentore të vitit 1981 …