Aleanca Kosova e Re pret nga qeveria ta shqyrtojë vendimin për shkarkimin e Flamur Sefajt

Aleanca Kosova e Re pret nga qeveria ta shqyrtojë vendimin për shkarkimin e Flamur Sefajt

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj sot nuk do të deklarohet për dorëheqjen e tij ashtu siç ishte raportuar në media. Aleanca Kosova e Re po pret që kërkesa e kryeministrit Ramush Haradinaj për shkarkimin e Sefajt, të shqyrtohet nëse eventualisht ka lëshime. Sekretari i Përgjithshëm i AKR-së, Vesel Makolli i ka thënë lajmi.net se nuk është dashtë të vihet deri në këtë situatë. “Për sot s’ka asgjë ajo është keqinterpretuar, por qëndrimi i partisë është jobllokues, ju e dini që ne kemi kontribuar edhe në krijimin e qeverisë, këtu është krijuar një situatë e që nuk është dashtë me ardhë deri këtu. Ministri Sefaj ka qenë një ndër ministrat më të mirë, edhe i ka kry do punë që deri tash nuk janë kry, sidomos ajo me rastin e vizitës së Gjuriqit në Kosovë, prandaj e kemi marrë me indinjatë të thellë kërkesën e Kryeministrit, mirëpo ajo do të shqyrtohet, eventualisht nëse ka lëshime, por edhe ato lëshime që janë bërë nuk janë bërë me qëllim”, ka thënë Makolli. Sipas tij, këtë procedurë e ka udhëheq AKI-ja dhe ajo është dashtë ta njoftoj Qeverinë. “Ministri ka mendu që janë njoftu, dhe krejt gabimi nëse ka ndonjë të tillë është që ky nuk ka pas rast me e njoftu kryeministrin. Ne e kemi marrë shumë ngatë zemrës këtë situatë, mirëpo ne jemi për atë që me e shqyrtu situatën dhe me e nxjerrë ma të mirën nga kjo”, ka përfunduar Makolli.

Kontrolloni gjithashtu

LVV shpenzoi mbi 4.5 milionë euro në 2025, më shumë se të gjitha partitë kryesore së bashku

Lëvizja Vetëvendosje ka shpenzuar mbi 4 milionë e 500 mijë euro gjatë vitit 2025, duke …