Ardian Murraj: Vatranët e Usterit sjellin Zërin e Amerikës përmes krijimtarisë në gazetari dhe kujtimet e Frank Shkrelit

Ardian Murraj: Vatranët e Usterit sjellin Zërin e Amerikës përmes krijimtarisë në gazetari dhe kujtimet e Frank Shkrelit

 Pasditen e 26 Marsit Zhani Lito (kryetari i degës së “Vatrës”-Uster), shprehu mirëseardhjen për z.Frank Shkreli dhe bashkëshorten e tij Viktoria dhe paraqiti një përmbledhje të jetës dhe veprimtarisë, ndërsa njohjen e rreth 30 pjesëmarrësve dhe mysafirëve e paraqiti Franklin Zdruli. Shtysë për këtë veprimtari u bë njohja dhe nënshkrimi për lexuesit i botimit para pak kohësh të librit “Demokracia nuk Pret” (përmbledhje shkrimesh për vitet 2014-2015), ku të pranishmit diskutuan anë të ndryshme të historisë dhe aktualitetin e zhvillimeve shqiptare.

Në fjalën e tij Frank Shkreli çmoi ftesën e bashkëatdhetareve të Usterit duke e cilësuar atë si një nga bashkësitë më të vjetra dhe ndër të mëdhatë në SHBA. Edhe pse larg nga Usteri (Uashingtoni dhe Nju Jorku ku ai ka jetuar dhe punuar), kjo shënon vizitën e parë tek ky vend që jetohet nga shqiptarë dhe që ka qenë tepër i njohur në lidhjet personale dhe profesionale me njërin prej kolegëve të hershëm të tij në Zërin e Amerikës, si Ilia Louis Prifti njëkohësisht pjesë e kësaj bashkësie shqiptarësh dhe Kishës së Shën Marisë. Shkreli u ndal në njohjen me Zërin e Amerikës, pasi për 34 vjet ai punoi në të (madje rritur aty). Koha kur ai filloi si gazetar ishte se gjeti ish luftetarë të LIIB si Louis Prifti, epoka kundër komunizmit ndërkombëtar dhe ku llogorja mbrohej tashmë jo me plumba dhe bomba, por me fjalën e lirë dhe thënjen e së vërtetës. Frank Shkreli kujton se transmetimi i së vërtetës është kryefjala dhe misioni i Zërit të Amerikës. Presidenti J.F Kenedi, në 20 vjetorin e Zërit të Amerikës është shprehur se VOA mban mbi supe një përgjegjësi të madhe, barra e së vërtetës nuk është e lehtë për t’u mbajtur mbi shpatulla. E vërteta duhet t’i spjegohet një bote sa kurioze aq edhe të dyshimtë”.

Ka qënë një nder i madh dhe privilegj për t’i shërbyer së vërtetës në një vend si SHBA, që u bë atdheu i dytë, na priti dhe na dha mundesinë për t’i shërbyer atdheut të të parëve tanë dhe forcimit të lidhjes mes dy vendeve tona mike. Në historitë e viteve të para, 1974 kur fillova punë tregon Shkreli, ishim vetëm pesë veta dhe ata me moshë nga 62-65 vjeçar, ndërsa unë, vetëm 24 vjeç. Zëri i Amerikës ka vuajtur për gazetarët profesionistë, por kjo nuk ishte me e keqja,…pas një dite të ngjeshur pune dhe dhënies së transmetimit, ne nuk dinim se sa ishim degjuar përshkak të izolimit dhe të largësisë.

Shembja e murit të Berlinit solli dhe fillimin e ndryshimit të gjerave në Shqipëri. Në Mars të 1991, Shqipëria dhe SHBA rivendosën marredheniet diplomatike ku unë isha pjesë e delegacionit të parë të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe Elez Biberaj ishte në përbërje të Kongresit Amerikan, atëherë ne pamë për të parën herë jo vetem që kishim patur një dëgjueshmëri të madhe dhe të rregullt, por vumë re se Zëri i Amerikës në shqip mund të kishte patur edhe dëgjuesin më të madh në numër krahasuar me shërbimin në gjuhët e tjera. Perveç misionit për lajmin e balancuar dhe gjithëpërfshirës, si mision Zëri i Amerikës në një gjuhë si shqipja dhe një vend si Shqipëria i izoluar dhe i censuruar, ne ishim të vetëdijshëm se Liria duhej të mbrohej çdo ditë (citon presidentin Ronald Rregan), pasi po të mos mbrohej ajo do të zhdukej pas një gjenerate. “Për Lirinë, duhet të luftohet, Liria duhet të mbrohet çdo ditë dhe t’u dorëzohet brezave të ardhshëm për ta mbrojtur. Detyra e parë e çdo qeverie është mbrojtja e popullit dhe e qytetareve dhe jo të shkatërrojë jetën e tyre. Jemi ne populli që i diktojmë qeverisë se ç’duhet të bëjë dhe jo anasjelltas. Ne populli jemi shoferi dhe jo qeveria. Qeveria është vetura dhe ne vendosim në ç’drejtim duhet të shkojë ajo, cilën rrugë duhet të ndjekë dhe me çfarë shpejtësie”.

Veç lajmeve për lirinë dhe demokracinë në SHBA dhe ne bote Zëri i Amerikës, shërbente njëkohësisht edhe si një urë midis dy kombeve, si një ambasadë shqiptare ku shpesh njezit drejtoheshin për infomacion, pra që nga qeveria, kongresi, akademikët apo njerzit e thjeshtë. Prandaj të gjithë presidentët kishin një respekt shumë të madh për Zërin e Amerikës, e vizitonin rregullisht dhe sidomos gjatë luftës së ftohtë. Xhimi Karter thoshte se Zëri i Amerikës është burim inkurajimi për breza të tërë, për mbrojtjen e të drejtave të njeriut anë e mbanë botës. Xhorh Bush (43), thoshte se Zëri i Amerikës i është përgjigjur dëshirës së çdo zemre të njeriut për të jetuar në liri.

Në vitet e fundit ndryshimet kanë sjellur përmirësimin profesional dhe teknologjia ka diktuar horizonte të reja. (Fillimi i ZA në shqip ishte më 13 maj 1943, valët e shkurtëra në radio për disa dhjetëvjeçarë, pranvera e 90-të solli lidhjet e para telefonike dhe intervistat e para, viti 1999 shënon formatin e ri në video, “Ditari” dhe tani larmia e shpërndarjes në internet. Raporti i fundit tregon se Zëri i Amerikës është ndikimi më i madh në krahasim me çdo media tjetër në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Serbi dhe Mal të Zi, dhe ku jetojnë shqiptarë.

Pra në 75 vjet është mirëinformimi i tyre, ndryshe nga media në Shqipëri dhe Kosovë ku entet ndërkombëtare si “Freedom House” e cilësojnë si gjysëm të lirë dhe të ndikuar nga subjektet politike dhe interesa të tjera.

Në lidhje me këto libri përmbledh shkrime me tema të larmishme si liria e shtypit, fjala e lirë, krimet e komunizmit, dështimi i Shqipërisë post komuniste, marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, roli i diasporës, personalitetet e njohura por të harruara, politika e SHBA-së në përgjithësi dhe ajo e ndërkombëtarëve ndaj kombit shqiptar përfshirë vlerat e drejtësisë dhe lirisë.

Në vijim takimi u zgjerua në diskutime ku folën Thanas Gjika (mbi vlerat e librit kryesisht nën qartësinë e autorit kur shruan dhe analizon me frymë sa reale aq dhe ndërtuese duke u shprehur se” shpresa vdes e fundit!”), rrëfimet mbi dëgjimin në radio të Zërit të Amerikës në vitet e diktaturës, historitë e dhimbjes nga persekutimi i familjeve Mihallaq e Efi Qeleshi dhe Qemal e Mukades Biçoku.

Pyetjet u përqedruan kryesisht në mënyrën e qeverisjes dhe politikës shqiptare, ndikimin ndërkombëtar në rajon, çfarë i duhet tani opozitës, drejtuesve të brezit të ri, etj.

Në fund të takimit autori Frank Shkreli, nënshkroi për lexuesit dhe mësuam se vetëm 10% e shkrimeve të tij janë në ketë libër ku ndihmuan botuesit e gazetës “Telegraf” Engjëll Musai dhe Klaus Çiraku. Ato përbëjnë pjesën e parë të librit “Demokracia nuk Pret” me autor Frank Shkreli dhe të tjera përzgjedhje, besojmë se do të pasojnë në të ardhmen e afërt).

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …