Bekim Jashari: Në Rezallë u bë një masakër e paparë, ku forcat serbe, vranë barbarisht, 98 qytetarë duarthatë

Bekim Jashari: Në Rezallë u bë një masakër e paparë, ku forcat serbe vranë barbarisht, 98 qytetarë duarthatë

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari me bashkëpunëtorë ka bërë sot nderime në shënim të 19 vjetorit të masakrës së Rezallës. A i ka shkruar së në Rezallë është bërë një masakër e paparë, ku forcat serbe, vranë barbarisht, 98 qytetarë duarthatë.

“Në Rezallë, para 19 vitesh, u bë një masakër e paparë, kur forcat serbe, vranë barbarisht, 98 qytetarë duarthatë, më pastaj i zhvarrosën dhe tentuan të humbin gjurmët e krimit. Sot, i kujtojmë me dhimbje dhe respekt. Ne do t’i kujtojmë këta dëshmorë jo vetëm për përvjetorë, me zotimin dhe përkushtimin për shtetin tonë, për të cilin këtu në Rezallë dhe mijëra dëshmorë tjerë në tërë vendin e dhanë jetën për liri. Lavdi e përjetshme për heronjtë, dëshmorët dhe martirët e kombit!”, ka shkruar Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Ben Andoni: Mënyra se si po sillet Albin Kurti, në Shqipëri shikohet si një lloj cinizmi ndaj Tiranës në përgjithësi

Ben Andoni thotë se Kosova s’ka zë të vetin për Grenlandën

Analisti politik Ben Andoni ka deklaruar se Kosova dhe Shqipëria pritet të rreshtohen pa hezitim …