Gjuriq: Presidenca dhe Qeveria e Serbisë po angazhohen për ta pamundësuar krijimin e ushtrisë së Kosovës

Gjuriq: Asociacioni nuk do të bëhet ashtu sikur dëshiron Prishtina – pa fuqi ekzekutive

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka paralajmëruar se asociacioni i komunave me shumicë serbe  nuk do të bëhet ashtu sikur dëshiron Prishtina – pa fuqi ekzekutive. Ai ka theksuar më tutje se Serbia do ta mbështesë punën për krijimin e këtij asociacioni por jo bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, e cila anuloi më parë 22 nga 23 elementet e statutit. “Ne duam që Asociacioni të ketë fuqi. Prishtina do që Asociacioni të mos ketë  këtë fuqi, por nuk do ta shihni atë film”, ka theksuar drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq. Ai ka shtuar më tutje se nuk është aspak optimist me afatin e vënë nga BE ndaj Kosovës për të themeluar Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe dhe se drejtuesit e institucioneve të Kosovës nuk po tregohen të sinqertë për afatin që ka vënë BE për themelimin e AKS-së.

Kontrolloni gjithashtu

Hikmete Bajrami

Bajrami: Gjatë qeverisjes së Qeverisë Kurti, ekonomia ka degraduar tej mase

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se gjatë udhëheqjes …