leoni

Zyrtari i lartë amerikan, Matthew Palmer gjatë ditës së sotme qëndron për vizitë në Kosovë

Zyrtari i lartë amerikan, Matthew Palmer gjatë ditës së sotme qëndron për vizitë në Kosovë

Matthew Palmer, zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë, gjatë ditës së sotme do ta vizitojë Kosovën. “Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj  gjatë ditës së premte do të pret në takim ushtruesin e  detyrës së zëvendës-ndihmësit të sekretarit të Shtetit të SHBA për Çështje Europiane e Euroaziatike, Matthew Palmer”, ka njoftuar zyra e kryeministrit. Zyra e kryeministrit të Kosovës ka bërë me dije se takimi mes tyre do të zhvillohet nga ora 15:00. Matthew Palmer gjatë ditës së sotme ka qëndruar edhe në Beograd ku është takuar me  presidentin e  Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Siç është raportuar  përveç tjerash, ata janë pajtuar se normalizimi i marrëdhënieve midis Beogradit e Prishtinës ka rëndësi vendimtare jo vetëm për procesin e integrimit në BE, por edhe për stabilitetin e rajonit dhe mirëqenien dhe prosperitetin e popujve në rajon. Ata, po ashtu, kanë theksuar rëndësinë e fqinjësisë së mirë në rajon, që i kontribuon stabilitetit.

Kontrolloni gjithashtu

Hikmete Bajrami

Bajrami: Gjatë qeverisjes së Qeverisë Kurti, ekonomia ka degraduar tej mase

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se gjatë udhëheqjes …