AKS

Lista Serbe: Për themelimin e AKS-së janë të vlefshme vetëm marrëveshjet e arritura në Bruksel

Për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe janë të vlefshme vetëm marrëveshjet e arritura në Bruksel, ka deklaruar Lista Serbe. Në një komunikatë për medie të këtij subjekti politik që përfaqëson serbët në institucionet e Kosovës, është thënë se për Listën Serbe janë të papranueshme “disa akte që shërbejnë për përdorim të brendshëm. I vetmi organ që ka kompetencë është ekipi menaxhues i përbërë nga katër përfaqësues të serbëve, në përputhje me marrëveshjen e arritur në Bruksel”. Gjithashtu, në këtë komunikatë thuhet se Lista Serbe dhe Qeveria e Serbisë janë skeptike dhe pesimiste, sepse “në Prishtinë nuk ka vullnet të vërtetë për zbatimin e plotë të marrëveshjes dhe për formimin e Bashkësisë së komunave serbe”.

Kontrolloni gjithashtu

Bekim Haxhiu: Vetëvendosje për te'i mbuluar skandalet në qeverisje po e nxit armiqësinë mes Kosovës dhe Shqipërisë

Bekim Haxhiu kërkon ekspertizë forenzike për votat me postë dhe hetim gjithëpërfshirës

Kandidati i PDK-së për deputet, Bekim Haxhiu, ka kërkuar që votat me postë t’i nënshtrohen …