Vjosa Osmani, premton qeverisje të mirë, sundim të ligjit, zhvillim ekonomik, punësim, arsim cilësor

Çdo ditë që po kalon kjo qeverisje është në dëm të Kosovës, ka thënë deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se javën e ardhshme duhet të vendoset data e zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Ajo ka treguar se ditët në vijim do t’i dërgohet ftesa partive për të diskutuar datën e zgjedhjeve. “Javën e ardhshme do t‘i dërgojmë ftesë publike të gjitha partive që të ulemi në tavolinë dhe të dakordohemi për datën e zgjedhjeve. Nëse nuk gjejmë përkrahje do të vazhdojmë menjëherë me procedurën e mocionit. Çdo kohë që po kalon në këtë qeverisjen është në dëm të Kosovës”, ka thënë Osmani. Ajo ka thënë se me këtë qeveri është duke u rrezikuar Kosova. Ne jemi të gatshëm për zgjedhje dhe kjo jo po behët për të shpëtuar vendin nga një qeverisje e keqe.

Kontrolloni gjithashtu

Procesi i regjistrimit të popullatës në Kosovë filloi më 5 prill dhe do të vazhdojë deri më 17 maj të këtij viti

Në një konferencë për media të mbajtur sot nga Agjencia e Statistikave të Kosovës , …