leoni

Rufki Suma

Refki Suma ka ushtruar kallëzim penal lidhur me krimet e luftës që ka kryer Serbia në territorin e Hani të Elezit

Kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma ka ushtruar  kallëzim penal lidhur me krimet e luftës, që ka kryer regjimi serb i Beogradit  në territorin e kësaj komune. Ai duke folur lidhur me këtë temë ka thënë se për një veprim të tillë nuk ka nevojë për mjete financiare, sepse  dëshmitë ekzistojnë. Dëshmitë janë të freskëta edhe pse ka kaluar një kohë e gjatë ka video incizime të krimeve të kryera. Nga ajo kohë nuk ka pasur diçka konkrete përjashtimisht vitin e kaluar kur kanë ardhur në zyrë dhe kanë kërkuar ndihmën tonë për t’i identifikuar dëshmitarët”, tha Suma.  Ai po ashtu konsideron se një padi ndaj Serbisë për krimet e luftës së kryera në Kosovë do të duhej të ishte bërë kohë më parë. Realisht është dashur të ketë shumë padi kundër Serbisë kur dihet se kush ka bërë krime në Kosovë, krimet i ka bërë Serbia, por fatkeqësisht edhe 20 vjet pas luftës po mundohen të ndërrohen rolet, krimineli të shndërrohet në viktimë dhe viktima kriminel”, tha Suma.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në takim me kryeministrin Kurti pajtohet për shpërndarjen e Kuvendit

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vlerësuar  takimin e tij me kryeministrin Albin Kurti, duke …