Haradinaj: Vlerësimi i kreut të OKB-së, buron nga raportet e UNMIK-ut, me të cilat Kosova e ka shkëputur komunikimin

Ramush Haradinaj: Taksa në Rrugën e Kombit mund të dëmtojë marrëdhëniet mes Kosovës e Shipërisë

Zërave të ministrave dhe zyrtarëve të tjerë të qeverisë së Kosovës që thonë se nuk janë konsultuar nga Qeveria shqiptare për taksën në Rrugën e Kombit iu bashkua edhe Ramush Haradinaj. Kryeministri i Kosovës nuk përjashtoi mundësinë që nëse do të kërkohej, Prishtina mund të kontribuonte nga buxheti i saj për mirëmbajtjen e kësaj rruge. Haradinaj deklaron se nuk është kundër tarifës, por këmbëngul se ajo e vendosur është e lartë. Kjo taksë mund të dëmtojë marrëdhëniet mes dy vendeve, sidomos tregtinë dhe turizmin. I pyetur, nëse Kosova po mendon vendosjen e një takse në pjesën tjetër të rrugës, Haradinaj është përgjigjur se një gjë e tillë nuk do të ndodhë në mandatin e tij si kryeministër, por mund të ndodhë në të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

Ben Andoni: Mënyra se si po sillet Albin Kurti, në Shqipëri shikohet si një lloj cinizmi ndaj Tiranës në përgjithësi

Ben Andoni thotë se Kosova s’ka zë të vetin për Grenlandën

Analisti politik Ben Andoni ka deklaruar se Kosova dhe Shqipëria pritet të rreshtohen pa hezitim …