Nexhat Llumnica

Nexhat Llumnica: Më 1 Maj duhet të protestojmë dhe jo të festojmë!

Dita ndërkombëtare e punëtorëve, 1 Maji edhe në Kosovë duhet të  mbahet me protesta ashtu sikur në shumë vende të Botës. Në Kosovë ka për çfarë të protestojnë punëtorët. Te ne nuk respektohet ligji i punës e as marrëveshja kolektive, sidomos në sektorin privat, që nuk e njohin fare  ligjin e punës.

Kemi shumë punëtorë që punojnë pa kontratë pune, pagat e tyre edhe pse shumë të ulëta i marrin jo në kohë të caktuar, por kur t’ iu  teket punëdhënëseve, nuk u lejohet pushimi vjetor e as pushim mjekësor dhe  nuk merr përgjegjësi askush për rrezikun e jetës së tyre në punë. Punëtorët tanë në vende të ndryshme punojnë në rrezikshmëri të lartë për ta siguruar kafshatën e gojës. Inspektorati i punës ekziston vetëm si term në letër për ndryshe stafi i tyre nuk ekziston  fare pasi që janë të shantazhuar nga punëdhënësit.

Punëtori në Kosovë është shumë i diskriminuar dhe ka shumë arsye për të protestuar.  Të gjithë punëtorët dhe të papunët në Kosovë më 1 Maj duhet të protestojnë për të drejtat dhe liritë e tyre dhe kurrsesi nuk duhet të festojnë.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ashpër ndaj veprimeve të fundit hibride të instalacioneve të “Botës Serbe” brenda Qeverisë

Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ashpër ndaj veprimeve të fundit hibride të instalacioneve të “Botës …