Gjuriq: Ta shfrytëzojmë krizën politike në Kosovë për fuqizimin e serbëve

Shefi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e
Serbisë, Marko Gjuriq ka bërë thirrje që serbët të shfrytëzojnë krizën politike
në Kosovë, për të fuqizuar praninë e tyre. Politikanët shqiptarë, sipas tij, po
i bëjnë të njëjtat gabime si ato të politikanëve serbë, pasi që kishin humbur
Kosovën. “Ky fakt në të vërtet nuk na bënë krenar, por një kaos i tillë çfarë
po mbizotëron në Kosovë me përkushtimin tonë për të punuar për fuqizimin e
popullit tonë, dhe duke fituar përkrahjen e bashkësisë ndërkombëtare, mendoj se
në të ardhmen do të krijojë shumë hapësirë që të jemi edhe më të fortë në
Kosovë sesa kemi qenë”, është shprehur Gjuriq. Shefi i Zyrës për Kosovën e ka përmbyllur
prononcimin e tij, duke thënë se beteja për Kosovën nuk do të përfundojë
asnjëherë dhe se “koha e serbëve do të arrijë përsëri”.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …