Rusia, edhe pse ishte kërcënuar, nuk ka aktivizuar sistemin e saj mbrojtës të dislokuar në Siri

Rusia, edhe pse ishte kërcënuar, nuk ka aktivizuar sistemin e saj mbrojtës të dislokuar në Siri

Rusia nuk ka aktivizuar sistemin e saj mbrojtës të dislokuar në Siri. Kështu bëri të ditur ministri rus i Mbrojtjes, duke shpjeguar se sulmet e tre shteteve janë kundërshtuar vetëm nga sistemet antiraketore siriane, “S-125, S-200, Buk e Kvadrat”. Këto janë sisteme të prodhuara 30 vjet më parë nga Bashkimi Sovjetik, të cilët megjithatë “kanë rrëzuar një numër raketash”. Ndërkohë ministri francez i mbrojtjes Florence Parly tha se “Rusia ishte lajmëruar më herët për sulmet ushtarake të përbashkëta nga SHBA, Britania dhe Franca kundër Sirisë. Ai shtoi se operacioni në Siri “është i ligjshëm, i kufizuar dhe propocional. Objektivi i raketave të aleatëve për momentin janë vetëm bazat ku dyshohet se regjimi i Assadit ruan armët kimike, ndërsa raportohet se shpërthimet janë ndjerë edhe pranë Damaskut.

Kontrolloni gjithashtu

Detaje nga aktakuza ndaj Hashim Thaçi dhe bashkëpunëtorëve për pengim të drejtësisë

Sipas aktakuzës së Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Hashim Thaçi dyshohet se ka udhëhequr dhe …