Zhbogar përmend si kusht edhe Demarkacionin

Shefi i Zyrës së Bashkimit
Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar ka vlerësuar se kushtet e kërkuara nga
Komisioni Evropian, mund të plotësohen brenda disa javësh. “
Bartja e një numri të mjaftueshëm
të gjyqtarëve në departamentin e krimeve të rënda, krijimi i një historie
hetimore dhe konfiskimi i pasurisë”, theksoi Zhbogar, duke përmendur disa prej
kushteve kyçe. Ai, më tej, deklaroi se në mesin e kushteve, përfshihet edhe shënjimi
i kufirit me Malin e Zi, fondi i migrimit, monitorimi i statusit të ulët të
pranimit të kërkesave të azilit dhe sigurimi i pavarësisë së plotë të Avokatit
të Popullit.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …