leoni

AAK: Qeveria mos ta paraqes si fitore të saj raportin e KE

Aleanca
për Ardhmërinë e Kosovës i ka konsideruar përpjekjet e Qeverisë që raportin e
Komisionit Evropian për plotësimin e kushteve për liberalizim, ta paraqesë si
fitore të saj, janë të papranueshme dhe tallje me opinionin publik. Sipas këtij
subjekti, kushtet e kërkuara nga Komisioni Evropian për heqjen e vizave, janë
kushte serioze dhe vështirë të realizueshme me këtë qeverisje të
papërgjegjshme. “Qeveria e Kosovës duhet të japë përgjegjësi se pse i ka
ndodhur që nga tetë kriteret e papërmbushura, tri të jenë nga sfera e
korrupsionit dhe krimit të organizuar”, thuhet në reagimin e AAK-së. Më tej,
thuhet se Qeveria e Kosovës duhet të marrë përgjegjësinë për kushtet e papërmbushura,
t’i gjejë njerëzit përgjegjës dhe ndaj tyre të marrë masa, si dhe t’i shtrohet
punës në përmbushjen e obligimeve që ka marrë.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ maqedoni

Katër partitë shqiptare krijojnë kryesinë e përbashkët për të sfiduar Qeverinë Mickoski

Përçarjet dhe pasiguria në lidhje me Qeverinë e Mickoskit kanë shtyrë katër partitë shqiptare – …