Pasi Papa Françesku ka paralajmëruar shpalljen
shenjtore të Nënës Terezë, zëvendëskryeministri, Hashim Thaçi ka thënë se Nëna
Terezë për shqiptarët tashmë është e shenjtë, sepse simbolizon vlerat që i kemi
kultivuar ndër shekuj. “Për shqiptarët kudo që janë, Nëna Terezë tanimë është e
shenjtë, sepse simbolizon vlerat që i kemi kultivuar me shekuj: solidaritetin,
tolerancën ndërfetare dhe kujdesin për tjetrin! Ne edhe kur ishim duke u
shtypur më së shumti nga të tjerët, ishim të vendosur që t’i ruajmë këto vlera
dhe tradita”, thuhet në një shkrim të zëvendëskryeministrit, Thaçi në llogarinë
e tij në Facebook.
Kontrolloni gjithashtu
Qeveria në detyrë rrezikon kaos institucional, qytetarët pa paga
Sindikata e Shërbyesve Civil paralajmëron pasoja të rënda për qytetarët për shkak të vonesave në …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
