Haradinaj: Fatmiri, Hasimi, Luani e Shkëlzeni ranë heroikisht në betejë të ashpër, duke mbrojtë atdheun

Haradinaj: Fatmiri, Hasimi, Luani e Shkëlzeni ranë heroikisht në betejë të ashpër, duke mbrojtë atdheun

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social i ka kujtuar katër dëshmoret e Dukagjinit në përvjetorin e përjetësisë se tyre. Ai ka thënë se ata u betuan të luftojnë deri në vdekje që shqiptarët të jetojnë të lirë dhe kanë renë heroikisht në betejë të ashpër, duke mbrojtur atdheun.

“Fatmir Nimanaj, Hasim Halilaj, Luan Nimanaj e Shkëlzeni, u betuan të luftojnë deri në vdekje që shqiptarët të jetojnë të lirë. Djemtë tanë më të zotë, ranë heroikisht në betejë të ashpër, duke mbrojtë atdheun. Vepra e tyre është frymëzim për ne dhe na obligon që ta ndërtojmë përditë Kosovën që ata ëndërruan. Pushofshin të qetë në lavdi të përjetshme!”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, liderët europianë mblidhen në Mal të Zi për zgjerimin e Unionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që zhvillohet …