Një raport i publikuar kohëve të fundit denoncon një dështim të thellë institucional të Organizatës sKombeve të Bashkuara, për të vepruar mbi dyshimet se paqeruajtës francezë dhe të tjerë, kanë abuzuar seksualisht me fëmijë, në Republikën Qendrore Afrikane. Raporti ka zbuluar edhe më shumë abuzime të këtilla. Një djalosh i ri, i cili fillimisht kishte raportuar sulmin mbi shokët e tij, tani thotë se edhe ai ishte dhunuar, njofton Associated Press. Paneli i pavarur, i emëruar nga sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban ki Mun, ka gjetur se akuzat e raportuara nga fëmijët se janë keqtrajtuar seksualisht në këmbim të ushqimit, janë bartur “nga tavolina në tavolinë, nëpër zyra të shumta të OKB-së, pa pasur asnjë person të gatshëm që të marrë përgjegjësinë”. Në mesin e atyre që kanë kthyer kokën mënjanë ishte edhe vetë Agjencia e Kombeve të Bashkuara për fëmijët, UNICEF, dhe personeli që merret me të drejtat e njeriut.
Kontrolloni gjithashtu
Pushimi dimëror i Speciales, ndërkohë që drejtësia mbetet në vendnumëro
Gjykata Speciale në Hag ka hyrë në pushimin dimëror nga kjo e hënë, duke pezulluar …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
