leoni

PD-ja po proteston në Tiranë kundër Qeverisë

Organizuar nga Partia Demokratike e Shqipërisë, në Tiranë po mbahen protesta kundër Qeverisë. Kryetari i PD-së, Lulzim Basha se protesta ndaj Qeverisë së Edi Ramës do të mbahet në dy mënyra. Deputetët e PD-së do të protestojnë në sallën e Kuvendit të Shqipërisë ndërsa qytetarët do të protestojnë jashtë sallës deri në largimin e Qeverisë së Edi Rames. Duke i dhënë të drejtë vetes të flasë në emër të të gjithë shqiptarëve (!), kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha theksoi se shqiptarët nuk e pranojnë të drejtohen edhe më tutje nga kjo Qeveri andaj do të përdoret çdo formë e protestës demokratike për ta larguar Kryeministrin Rama. Ndërkohë, organet e rendit i kanë ndërmarr të gjitha masat për mbarëvajtjen e protestës dhe ka paralajmëruar se nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve në disa rruge që përshkojnë nëpër qendër të Tiranës. Policia e kryeqytetit ju ka bërë thirrje pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë masat e marra dhe rregullat e qarkullimit.

Kontrolloni gjithashtu

Lumir Abdixhiku: Do të shpërthejë skandali nëse nuk ka përgjigje pozitive nga Qeveria e Kosovës ndaj Amerikës për gazin

Lumir Abdixhiku: Refuzimi i VV-së nuk është inat politik, por interes kombëtar

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër nga Spanja ndaj përpjekjeve …