Kryetarit Thaçi i është dorëzuar Raporti i Progresit nga shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Apostolova

Kryetarit Thaçi i është dorëzuar Raporti i Progresit nga shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Apostolova

Kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë me dije se ka pranuar Raportin e Progresit nga shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalyia Apostolova.

“Sot pranova nga shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova, raportin e BE-së për Kosovën për vitin 2018. Kosova mbetet e përkushtuar në realizimin e të gjitha reformave që dërgojnë shtetin tonë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, ka shkruar Thaçi në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Lulzim Rafuna: Bllokada institucionale i ka shkaktuar dëme të mëdha ekonomisë, prodhuesit kanë nevojë për mbështetje urgjente

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka deklaruar se bllokada institucionale e vendit …