AKK synon ngritjen e rrjetit gravimetrik të Republikës së Kosovës

AKK synon ngritjen e rrjetit gravimetrik të Republikës së Kosovës

Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë Kadastrale të Kosovës Prof. Dr. Murat Meha dhe eksperti kadastral z. Reshat Murati janë duke marrë pjesë në Punëtorinë për Rrjetin Gravimetrik për Territorin e Republikës së Kosovës, që është duke u mbajtur në Oslo të Norvegjisë. Në këtë Konferencë marrin pjesë edhe përfaqësues nga tetë shtete tjera të regjionit, ndërsa tema e konferencës ka të bëjë me rrjetet dhe sistemet koordinate të shteteve të regjionit, përfshi koordinatat të rrafshit horizontal dhe ato të lartësisë. Caktimi i gjeoidit dhe matjet gravimetrike për Republikën e Kosovës janë të rëndësisë së madhe gjeohapësinore, ndërsa krijimi i tyre paraqet një sfidë të madhe pasi që mungojnë edhe kapacitetet edhe fondet për zhvillimin e një projekti të tillë.  Si rezultat i kësaj pritet që me përkrahjen profesionale dhe financiare të Qeverisë së Norvegjisë të realizohet ky projekt, jo vetëm në Republikën e  Kosovës por në shumë shtete të regjionit. Sa i përket vetë punëtorisë, përfaqësuesit e AKK-së atje janë duke prezantuar të arriturat e Agjencisë në këtë fushë, me theks të veçantë pozicionimin satelitorë të Kosovës, saktësinë pozicionuese hapësinore si dhe synimet për ngritjen e kësaj saktësie, kapacitetet profesionale dhe teknike për krijimit e rrjetit gravimetrik e ngjashëm. Po ashtu, ekspertët e AKK-së janë  duke shkëmbyer informacione me shtetet e regjionit dhe me ekspertë Norvegjez rreth bashkëpunimit në krijimin e gjeoditit dhe matjeve gravimetrike.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …