Mijëra protestues u mblodhën sot
në Pejë, për të kundërshtuar Marrëveshjen për Asociacionin e Komunave Serbe dhe
atë për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Në manifestimin e organizuar nga
tri partitë opozitare, u tha se nuk do të lejohet që Serbia të kthehet në Kosovë.
Masës protestuese iu drejtua me një fjalë, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj. Ai tha se Marrëveshja për
Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe Marrëveshja për Demarkacionin nuk
do të kalojnë dhe se nuk do të lejojnë që Serbia të kthehet në Kosovë. “Ne për
liri e kemi marrë ndihmën e NATO-s, të prirë nga Amerika. I jemi mirënjohës gjithë
jetën. Por i themi asaj të na  ndihmojë
t’i ndalojmë këto marrëveshje të padrejta për Kosovën”, tha veç të tjerash Haradinaj.
Ndërkaq, kreu i Vetëvendosjes, Visar Ymeri tha se Zajednica e Demarkacioni nuk
do të kalojnë. “Të gjithë ata protestues në Gjakovë,
Prishtinë e Gjilan e sot këtu në Pejë po i thonë Hashimit e Isës se me popullin
nuk luajnë më, dhe se “Zajednica” e Demarkacioni nuk kalojnë më”, u
shpreh Visar Ymeri. 
Kontrolloni gjithashtu
Dardan Sejdiu: Qeveria në detyrë nuk ka të drejtë të propozojë Buxhetin 2026 – është shkelje e Kushtetutës
Njohësi i çështjeve ekonomike, Dardan Sejdiu, ka deklaruar se Qeveria në detyrë nuk ka të …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
				