Shefi i GP të LDK-së, Avdullah Hoti: Të mërkurën mbahet tryeza e partive politike, diskutohet edhe për zgjedhjet

Avdullah Hoti: Të mërkurën mbahet tryeza e partive politike, diskutohet edhe për zgjedhjet

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka bërë të ditur se sot do t’u dërgohen ftesat partive politike, për të marrë pjesë në tryezën e përbashkët e cila do të mbahet të mërkurën. Hoti me këtë rast ka thënë se tashmë kanë marrë konfirmimin e pjesës dërrmuese të partive për të marrë pjesë në këtë tryezë. “Ne duhet t’i lëmë anash rivalitetet. Ne sot i dërgojmë ftesat te të gjitha partitë politike, për tryezën që do të mbahet të mërkurën në kuvendin e Kosovës. Tanimë e kemi konfirmimin e shumicës së partive”, ka deklaruar ai. Hoti me këtë rast ka njoftuar se në këtë tryezë ndër të tjera do të diskutohet edhe për zgjedhjet e parakohshme. E në rast se dështon një iniciativë e tillë, Hoti ka thënë se LDK do të nisë procedurat për ngritjen e mocionit.

Kontrolloni gjithashtu

Obiliqi mbetet vatër e ndotjes – Termocentralet tejkalojnë kufijtë e lejuar për gazrat helmues

Termocentralet në Obiliq vazhdojnë të tejkalojnë ndjeshëm kufijtë e lejuar të ndotjes për gazra të …