Digjet një veturë e Ministrisë së Infrastrukturës

Persona të panjohur i kanë vënë zjarrin një veture zyrtare, pronë e Ministrisë së Infrastrukturës. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë. Sipas raportit të Policisë, nuk ka të lënduar në njerëz, ndërkohë që rasti është duke u hetuar. Përndryshe, gjatë ditës së djeshme është evidentuar dëmtimi i 5 veturave zyrtare, pronë e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani kërkon shkarkimin e Rizvanollit: Zyrtarët shkuan në Serbi pas Banjskës

Deputeti i zgjedhur i AAK-së, Burim Ramadani, ka kërkuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, …