leoni

Kurteshi

Deputeti i Vetëvendosjes, Sami Kurteshi: Nuk ka fonde për libra, mungesa e tyre po shkakton analfabetizëm

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi ka folur rreth ditës së librit dhe për vështirësitë që hasin në veçanti rinia për shkak të mungesës së librave. “Kjo konferencë është organizuar për ditën botërore të librit. Lëvizja Vetëvendosje sot ka shënuar disa aktivitete për ditën e librit duke përfshirë kështu dhurimin e librave për fëmijë në komuna të ndryshme, nëna vetushqyese dhe për fëmijë të ish ushtarëve të UÇK-së”, ka thënë ai.

Kurteshi ka shtuar se Lëvizja Vetëvendosje është e shqetësuar lidhur me mungesën e fondeve për libra. “Shqetësimi i lëvizjes Vetëvendosje është mungesa e fondeve për librin. Qeveria nuk ndan thuajse fare pak për librin. Për librin ndahen vetëm fonde”, ka thënë Kurteshi.  Ai ka vazhduar duke thënë se mungesa e librave në Kosovë mbi të gjitha ka shkaktuar analfabetizëm tek rinia dhe se gjendja është alarmante. Kurteshi po ashtu ka kërkuar nga Qeveria dhe nga institucionet tjera që të krijojnë një kod për librin, heqjen e TVSH-së për librat dhe krijimin e një marrëveshje me Shqipërinë për përkthimin e librave

Kontrolloni gjithashtu

Vetëvendosja dhe koalicioni LDK-AKR duan ta caktojnë vetë kandtatin e pranueshëm për ta nga radhët e koalicionit, PDK-AAK-NISMA. Kandidatja e pranueshme

Oda Ekonomike kërkon shtyrje të daljes në tregun e lirë të energjisë – çmimet e ofertave rriten mbi 200%

Oda Ekonomike e Kosovës ka kërkuar shtyrjen për një vit të kalimit të bizneseve të …