FSK-ja me personel dhe pajisje xheniere mbështeti aksionin vullnetar "Ta pastrojmë Kosovën"

FSK-ja me personel dhe pajisje xheniere mbështeti aksionin vullnetar “Ta pastrojmë Kosovën” në Kastriot

Forca e Sigurisë së Kosovës, me personel dhe pajisje xheniere mbështeti aksionin vullnetar “Ta pastrojmë Kosovën”, aksion ky i organizuar nga Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor të Kosovës. Për të përkrahur aksionin ishte edhe zëvendës komandanti i Komandës së Forcave Tokësore, gjeneral brigade Xhevahir Geci, si dhe pjesëtarë të FSK-së, së bashku me zyrtarë të organizatave dhe shoqërisë civile, pjesëtarë të Policisë së Kosovës, përfaqësues të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s për MFSK/FSK, nxënës si dhe qytetarë u angazhuan përgjatë gjithë ditës në pastrim dhe mbjellje të drunjtëve dekorativ dhe luleve në Komunën e Kastriotit.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka mirëkuptim për Greqinë sepse atje edhe ka studiuar

Ditmir Bushati: Pas heqjes së masave, BE duhet t’i japë Kosovës statusin e kandidatit

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka reaguar pas vendimit të Bashkimit …