RRGGK

RRGK: Amnistia, si e drejtë nga ana e kryetarit Thaçi nuk ka respektuar institucionin e faljes sipas ligjeve të Kosovës

Në një reagim të Rrjetit të Grave thuhet se kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi shfrytëzoi të drejtën për falje nga vuajtja e dënimit me burg e drejtë kjo në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me Ligjin për Falje.  Por në mesin e të falurve, Presidenti ka amnistuar  edhe një të njohur, dhëndrin e axhës së tij, i cili në vitin 2008 kishte kryer 2 vrasje. Në mesin e të vrarëve ishte vajza e tij 15 vjeçe dhe kushëriri i tyre i moshës 21 vjeç. Rrjeti i Grave të Kosovës beson në dhënien e mundësive të secilit individ që të përparojë, të rehabilitohet dhe të marrë trajtimin e duhur, në përputhje me ligjet në vend. RrGK e konsideron pozitiv faktin që qytetarëve dhe qytetareve që kanë kryer ndonjë vepër penale, tu jepet mundësia e faljes nga mbajtja e dënimit të burgut, ashtu siç parasheh Kushtetuta dhe Ligji për Faljen. Mirëpo, edhe në këto raste, duhet të jemi të vëmendshëm se cilat raste po i falim, dhe çfarë mesazhi po i dërgojmë shoqërisë me këto falje. Rrjeti i Grave konsideron se  falja e ushtruar si e drejtë nga ana e tij  nuk ka respektuar institucionin e faljes si institucion i përkufizuar sipas ligjeve  të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli Gjyqësor i Kosovës angazhon 30 gjyqtarë në nivel vendi për ditën e zgjedhjeve të cilët do të jenë kujdestar

Seanca fillestare ndaj Muharrem Ibrajt për krime lufte në Gjakovë zhvillohet në mungesë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është mbajtur seanca fillestare ndaj Muharrem Ibrajt, i akuzuar për …