Punimet në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit janë ndërprerë për të vazhduar ndërkohë. Shkak i pauzës duket se janë mospajtimet në radhët e deputetëve të koalicionit qeveritar, se cilat masa duhet të ndërmerren kundër deputetëve të opozitës, të cilët edhe sot kanë hedhur gaz lotsjellës në Kuvend. Kryetarët grupeve parlamentare që bëjnë kërkojnë me çdo kusht përjashtimin e opozitës nga punimet e sotme të Kuvendit. Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli është deklaruar kundër kësaj mase ndaj opozitarëve. Nënkryetarët e Kuvendit Sabri Hamiti e Xhavit Haliti, në këtë mbledhje, kanë kritikuar masat e rrepta të sigurisë në Kuvend. Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga Vetëvendosje, Aida Dërguti, nuk mori pjesë në këtë mbledhje pasi ajo nuk u zhvillua në sallën e Kryesisë.
Kontrolloni gjithashtu
515 të rinj betohen për Kosovën, Maqedonci paralajmëron përmbushjen e objektivit të FSK-së dy vjet më herët
515 të rinj kanë dhënë betimin solemn në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke u …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
