Komra: Gjatë viteteve, 1998-1999 në Kosovë u vranë 13.549 veta, 24 për qind luftëtarë të UÇK-së

Koalicioni “Komra” bëri të ditur për opinion se gjatë luftë së viteteve 1998-1999 në Kosovë janë vrarë 13 mijë e 549 persona, pjesa më e madhe e tyre civilë, kurse 24 për qind prej tyre pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Prej civilëve të vrarë numërohen 1 mijë e 400 nën moshën 18 vjeçare. Këto të dhëna u bënë publike me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, ku koalicioni “Komra” ka prezantuar rezultatet e hulumtimit të viktimave dhe rrethanave të vdekjes të së paku 130 mijë njerëzve të vrarë e të zhdukur në luftërat në territorin e dikurshëm të ish Jugosllavisë si dhe kampet e përqendrimit dhe objektet tjera të robërimit në të cilat dhjetëra mijëra njerëz janë mbajtur në kundërshtim me arsyet që i përcakton e drejta ndërkombëtare humanitare. 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi është cituar të ketë deklaruar se komunat e Kosovës përkundër sfidave nga niveli qendror, kanë arritur të shpenzojnë 75 për qind të mjeteve të destinuara për investime kapitale. Ai ka thënë me këtë rast se viti 2024 do të jetë një ndër vitet me sfiduese për nivelin lokal sa i përket investimeve të reja kapitale, kjo pasi Parlamenti i Kosovës nuk ka marr parasysh fare propozimet e komunave për projekte të reja kur ka votuar buxhetin për vitin 2024, që sipas tij, do të ndikonin në zhvillimin ekonomik lokal. Përkundër sfidave që janë ballafaquar komunat në vitin 2023, sa i përket shpenzimeve në investime kapitale komunat kanë rezultate të jashtëzakonshme dhe nëse i krahasojmë me investimet kapitale të shpenzuara nga niveli qendror diferenca është dyshifrore mes nivelit lokal edhe nivelit qendror. Kjo do të thotë që komunat kanë punuar mirë, gjithashtu planifikimet buxhetore i kanë hartuar me seriozitetin më të madh të mundur por edhe zbatimi i tyre përkundër sfidave që janë shkaktuar nga niveli qendror, do të thotë jo vetëm nga ministrit por edhe nga institucionet e nivelit qendror, komunat kanë arritur që të bëjnë shpenzimet të mjeteve për investime kapitale me përqindje jashtëzakonisht të mirë, ka thënë mes tjerash Sazan Ibrahimi.

Sazan Ibrahimi rrëfen kërcënimet me jetë pas debateve me ministrat e Qeverisë Kurti

Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka deklaruar se ka marrë …