Ka përfunduar tryeza me partitë politike e cila është thirrur nga Lidhja Demokratike e Kosovës

Ka përfunduar tryeza me partitë politike e cila është thirrur nga Lidhja Demokratike e Kosovës

Ka përfunduar tryeza me partitë politike e cila është thirrur nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Në këtë tryezë nuk është arritur konsensusi që të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Gjatë kësaj tryeze në të cilën kanë marrë pjesë përfaqësuesit e të gjitha partive është diskutuar nevoja për reformë zgjedhore dhe për konsensus për dialogun me Serbinë. Të pranishëm në takim ishin nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, shefi i grupit parlamentar të LV-së, Glauk Konjufca, shefi i grupit parlamentar të GDP-së, Dardan Sejdiu, shefi i grupit parlamentar të Nismës, Bilall Sherifi, sekretari i AAK-së, Blerim Kuçi, nënkryetari i AKR-së, Agim Bahtiri, Ilir Deda nga Alternativa, kryetari i LB-së, Valon Murati, si dhe përfaqësues të minoriteteve.

Kontrolloni gjithashtu

Engelbert Zefaj: Kryeministri Albin Kurti është përfshirë në korrupsion, në aferën korruptive për rezerva të shtetit

Eksperti i ekonomisë, Engelbert Zefaj ka thënë se në raportin e Freedom House është potencuar …