Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur për mediet se opozita nuk do të lejojnë që Kuvendi ta aktrojë normalitetin, përderisa sovraniteti i Kosovës cenohet nga marrëveshjet e dëmshme të nënshkruara me Serbinë, nga “Zajednica” dhe nga tri marrëveshjet e tjera të 25 gushtit, si dhe nga marrëveshja për demarkacion me Malin e Zi. Frashër Krasniqi ka thënë se deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë për obligim ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit. Qeveria e Kosovës duhet sa më parë të tërhiqet nga marrëveshjet, ashtu që të mund të funksionojnë normalisht institucionet e Kosovës. Nëse Isa Mustafa në asnjë mënyrë nuk guxon të tërhiqet nga marrëveshjet, atëherë le t’i hedhë në referendum, ashtu që populli i Kosovës të vendosë për to. Nëse as referendumin nuk kanë guxim ta organizojnë, atëherë vendi duhet të shkojë në zgjedhje, ka thënë mes tjerash Frashër Krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
Kurti jep 4 milionë euro për shtratin e lumit Llap: investim publik apo favor elektoral për Bulliqin?
Në prag të zgjedhjeve lokale, qeveria e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ka ndarë katër …