Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për gazetën kroate “Vecernji List” ka folur për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë, perspektiven evropiane të Kosovës dhe marrëdhëniet me Serbinë. Ai ka thënë se Kosova dhe Kroacia kanë shumëçka të përbashkëta, sepse të dyja këto shtete kanë bërë luftë mbrojtëse. Më në fund, jemi bërë shtete të pavarura. Ne i gëzohemi çdo përparimi të Kroacisë, që tash e saj vjet është pjesë e Paktit NATO dhe e BE-së. Besoj që së shpejti do t’i bashkohemi Kroacisë në Paktin NATO dhe në BE”, ka shtuar ai. Thaçi është pyetur edhe për përfaqësimin e kroatëve në Kuvendin e Kosovës. Lidhur me këtë, ai ka thënë se do të bëhen ndryshimet e nevojshme të Kushtetutës.
Kontrolloni gjithashtu
Knut Abraham: Kosova me shumicë votash i ka përmbushur të gjitha standardet për t’u bërë anëtare e Këshillit të Evropës
Këshilli i Europës festoi 75 vjetorin e themelimit dhe deputeti i Bundestagut, Knut Abraham konkludoi …