Ministri, Oliver Spasovski ka filluar hetime të reja për rastin e Kumanovës

Ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Oliver Spasovski,  ka njoftuar se ka filluar hetime të reja për rastin e Kumanovës, me qëllim që të zbardh dyshimet e ngritura në opinion. Ndërsa sa i përket rastit Monstra, Spasovski ka thënë se kjo lëndë me siguri do të shqyrtohet nga ana e Prokurorisë Speciale dhe në këtë drejtim MPB do të jetë e gatshme për të ndihmuar në rast nevoje Prokurorinë Speciale. “Në kuadër të MPB-së jam duke bërë disa hetime, po bëj përpjekje që të marr disa informacione me qëllim që t’i zbardhim këto raste, t’i ndërpresim këto spekulime, ose t’i vërtetojmë spekulimet që janë në opinion. Por ajo që është më kryesorja është që opinioni ta ketë informacionin e vërtetë”, ka thënë Spasov për Radio Evropa e Lirë. Sa i përket rastit Monstra, gjithsesi se në materialet që i ka dhe paralajmërimet që i ka bërë lideri i opozitës, me siguri se do të shqyrtohen në kuadër të Prokurorisë Speciale dhe atje nëpërmjet bashkëpunimit tonë, atë që do të mund të bëjë MPB do të japë kontributin e saj”, ka deklaruar Spasov.

Kontrolloni gjithashtu

Deklaratat e fundit të përfaqësuesve qeveritarë se “nuk mjafton një vit për ndryshimet kushtetuese” janë dëshmi e mungesës së vullnetit politik dhe e dështimit të kësaj qeverie për ta çuar vendin drejt integrimit europian dhe për të respektuar vetë Marrëveshjen e Ohrit. Prej ditës së parë të mandatit, përveç bllokimit të perspektivës evropiane, kjo qeveri dhe partnerët e saj kanë sulmuar themelet e barazisë dhe të Marrëveshjes së Ohrit: • kanë shfuqizuar balancuesin, duke cenuar përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera; • kanë zhvlerësuar Marrëveshjen e Ohrit duke ia dorëzuar implementimin figurave me bindje antishqiptare dhe antiperëndimore, si Ivan Stoillkoviç; • kanë fshirë diasporën nga përfaqësimi politik dhe kanë zvogëluar shqiptarët në përllogaritjet zyrtare; • nuk respektojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe kanë zhvlerësuar Inspektoratin e gjuhëve dhe Agjencinë e gjuhëve. Sot, përveç dështimit me ndryshimet kushtetuese, kjo qeveri hap fronte të reja kundër mekanizmave të barazisë si shumica e Badenterit, një nga shtyllat më të forta kushtetuese që garanton stabilitetin ndëretnik, barazinë reale në vend dhe mbron nga majorizimi. Çdo tentativë për ta relativizuar ose rishikuar Badenterin është tentativë për ta kthyer shtetin pas në përjashtim dhe diskriminim. Jemi dëshmitarë se gjithnjë e më shumë po zënë vend ide të rrezikshme, që përfaqësojnë ata që besojnë se shtetet multietnike nuk funksionojnë dhe se duhet ndërtuar shtete etnike. Kjo qasje manifestohet në dy drejtime: përmes goditjeve të Marrëveshjes së Ohrit, që rrënojnë barazinë e brendshme, dhe përmes bllokimit të rrugës europiane, që e izolon vendin dhe e kthen mbrapa. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca politike që ka mbrojtur dhe do të mbrojë Marrëveshjen e Ohrit, kursin euroatlantik të vendit dhe dinjitetin e qytetarëve. Shqiptarët nuk do të lejojnë kthimin e shtetit në padrejtësi dhe përjashtim. Tetori është afër dhe populli do të flasë fuqishëm. Ora e përgjegjësisë politike dhe juridike po afron. Marrëveshja e Ohrit nuk cenohet, barazia nuk negociohet.

Vendim i kontestuar i ministrit Stoilkoviç: Akuza për arbitraritet dhe diskriminim në largimin e pesë shqiptarëve

Vendimi i fundit i ministrit Stoilkoviç për largimin nga puna të pesë punonjësve shqiptarë në …