Kryeministri Haradinaj: Lufta me Serbinë ka marr fund por përmbyllja e saj do të ndodhë me njohje reciproke

Kryeministri, Ramush Haradinaj thotë Kosova nuk do e njohë pavarësinë e Katalonisë (!)

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova dhe Katalonja nuk kanë asgjë të përbshkët dhe një analogji e tillë nuk ka kuptim. Ai foli për të përditshmen e Madridit, “El Pais”, duke shtuar se Kosova është një rast krejt ndryshe. Sipas kësaj gazete, Haradinaj me vendosmëri ka përsëritur se Kosova nuk do njoh pavarësinë e Katalonjës. Pavarësisht se kryetari spanjoll, Mariano Rajoy kishte deklaruar se do vendos veto ndaj deklaratës evropiane, ku do përfshihej edhe Kosova, e cila pritet të nënshkruhet në Samitin BE- Ballkani që do mbahet më 17 maj,  në Sofje.  Haradinaj mbështet regjimin kolonilist spanjoll, i cili në mënyrë kategorike injoron pavarësinë e Kosovës.  Ai  mendon se Samiti në Sofje , ai do jetë i hapur për çdo kontakt dhe se do të ishte nderë për të, po t’ i jepej mundësia të  përshëndetej me z. Mariano Rajoy. (!)

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …