Hekurudha e Kosovës në gjendje të rënd, ka rënje drastike të shfrytëzimit të trenit nga ana e qytetarëve

Hekurudha e Kosovës në gjendje të rënd, ka rënje drastike të shfrytëzimit të trenit nga ana e qytetarëve

Si asnjëherë më parë që nga pas lufta, në tre mujorin e parë të këtij viti ka rënje drastike të shfrytëzimit të trenit nga ana e qytetarëve. Sipas statistikave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, në tremujorin e parë të vitit 2018, numri i pasagjerëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi është 17 mijë, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2017, numri i udhëtareve është zvogëluar për 65 për qind, raporton lajmi.net. Kjo rënje ka ndodhur si shkak i mos operimit të trenit në të gjitha linjat, pasi që Hekurudhat e Kosovës u përballën me probleme financiare. Transporti i mallrave me tren në tremujorin e parë të vitit 2018 është 76 mijë ton, krahasuar me periudhën e njëjte të viti të kaluar kemi rritje për 36 për qind. Por, ndryshe qëndron puna me udhëtimet me aeroplan. Numri i fluturimeve në tremujorin e parë të vitit 2018 është 1,560 apo 13.70 % më shumë se në tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …