Fatmir Limaj: Në strukturat e shtetit serb janë ulur këmbëkryq të gjithë ata që kanë kryer Masakrën e Reçakut

Fatmir Limaj: Është obligim i shtetit të Kosovës që t’u krijojë kushte më të mira punëtorëve

Zëvendës-kryeministri dhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se është obligim i shtetit të Kosovës që t’u krijojë kushte më të mira punëtorëve si dhe t’u garantohen të drejtat. Ai ka kërkuar që punëtorët si në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat, të vlerësohen edhe më shumë për punën e tyre. Limaj ka thënë se e përkrah çdo nismë të sindikatave të cilat çojnë në përmirësimin e kushteve për punëtorët. “Urime 1 Majin, Ditën Ndërkombëtare të Punës! Qytetarët e Kosovës njihen si popull punëtor. Është obligim yni si institucione që t’u krijojmë kushte ku punëtorët të kenë të drejta të garantuara, ku siguria dhe shëndeti në punë të jenë në nivelin më të lartë. Në këtë ditë të shënuar uroj që punëtorët si në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat, të vlerësohen edhe më shumë për punën e tyre. Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, e cila udhëhiqet nga Skender Reçica, ka marrë një sërë veprimesh dhe masash konkrete të cilat kanë për qëllim respektimin e të drejtave të punëtorëve. E përkrah çdo nismë të sindikatave të cilat çojnë në përmirësimin e kushteve për punëtorët si në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat”, ka shkruar Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetrimi i Shqipërisë së të gjitha kohëve, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu (1405 - 1468)

Më 6 maj të vitit 1405 në Principatën e Kastriotëve u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu

Më 6 maj të vitit 1405 u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Ai, ishte një fisnik dhe …