Përveç Gazivodës edhe Shtërpca e Malet e Sharit po i takuakan Serbisë (!)

Ministrja serbe e Bujqësisë dhe e Mjedisit, Snezhana Boshkoviq, thotë se Parku Nacional i Malit të Sharit, është pronë e Serbisë.  Ajo  dhe drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq kanë zhvilluar një takimi me drejtuesit e ndërmarrjes publike “Parku nacional Mali i Sharrit”, për siç thuhet, lidhur me problemet aktuale dhe funksionimin e saj. Ministria serbe e Bujqësisë dhe Zyra për Kosovën thonë se do të intensifikojnë bisedat dhe do të angazhohen maksimalisht për të “siguruar aktivitetin e papenguar të parkut nacinal, i cili është pronë e mbrojtur e një rëndësie të jashtëzakonshme për Serbinë”! Siç shkruan gazeta e Beogradit “Danas”,  me parkun nacional qeveris ndërmarrja “Parku nacional Mali i Sharrit”, në përputhje me ligjet dhe dispozitat e Serbisë, të drejtat themeluese të së cilës i zbaton qeveria e Serbisë.

 

Kontrolloni gjithashtu

OVLUÇK: Ka interesim jashtëzakonisht të madh të qytetarëve për të marr pjesë në protestën e 7 gushtit

Organizata e Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka njoftuar se ka interesim …