Brickos

Qendra e Vetëvendosjes në Norvegji: “Zajednica” dhe demarkacioni marrëveshje kriminale

Qendra e Vetëvendosje në Norvegji mbajti tubim me bashkatdhetarët në Oslo, ku u diskutua mbi situatën politike në Kosovë, protestat e opozitës së bashkuar brenda dhe jashtë Kuvendit, si dhe ngjarjet e 28 nëntorit. Në këtë tubim u shpjeguan konkretisht marrëveshjet e 25 dhe 26 gushtit, si dhe marrëveshja paraprake e 19 prillit 2013 mes Kosovës dhe Serbisë, njofton kumtesa partiak . Bashkatdhetarët u shprehën kundër dhunës policore mbi opozitën, kundër represionit shtetëror ndaj atyre që po protestojnë për ta shpëtuar Kosovën nga këto marrëveshje të dëmshme. “Zajednica” dhe marrëveshja për demarkacion me Malin e Zi janë marrëveshje kriminale në dëm të Republikës së Kosovës. Të pranishmit në këtë tubim qenë të vendosur që këto marrëveshje duhet të tërhiqen urgjentisht nga Qeveria e Republikës së Kosovës, thuhet mes tjerash në kumtesën e lëshuar me këtë rast.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Kurti refuzon kërkesën për hapa konkretë, lidhur me themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe

Në një takim me diplomatët e shteteve të Quint-it, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka …