Memli Krasniqi: Tokat bujqësore të mos privatizohen por t’ i jepen Qeverisë për menaxhim

Me formën e privatizimit të tokave bujqësore nga ana e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi është shprehur i pakënaqur.  Ai në mbledhjen e fundit të Qeverisë ka kërkuar ndryshime të tjera, të cilat, siç tha ai, do të ishin në funksion të zhvillimit ekonomik. Krasniqi propozoi që tokat bujqësore që ende nuk janë privatizuar të kthehen në kompetencë të Qeverisë, me qëllim të nxitjes se investimeve nga jashtë dhe krijimit të mundësive më të favorshme për investime strategjike, për të cilën ai tha se kishte arsye. Një ndryshim i tillë është konsideruar si një nismë e mirë për tokat bujqësore. Eksperti i bujqësisë, Imer Rusinovci, tha për KosovaPress se këto vitet e fundit është bërë një keqmenaxhim dhe tjetërsim i tokave bujqësore, pasi që çdo përfitim material është bërë në kurriz të tokave bujqësore. Rusinovci përveç se e konsideron të mirë nismën që tokat që nuk janë privatizuar të kalojnë në kompetencë të Qeverisë, ai thotë se e mirëseardhur do të ishte që edhe tokat që janë privatizuar, të kthehen në kompetencat e Qeverisë, pasi që, sipas tij, nuk janë ruajtur destinacionet e shfrytëzimit të këtyre tokave bujqësore.

Dy ditë me herët në mbledhjen e Qeverisë, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, ka kërkuar që me ndryshimet e ardhshme në Ligjin për AKP-në të mundësohet që tokat, të cilat janë aktualisht nën menaxhimin e AKP-së të kalojnë në menaxhim të Qeverisë. Kërkesën e ministrit Krasniqi e ka përkrahur edhe kryeministri Isa Mustafa, i cili e vlerësoi si të e arsyeshme

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …