Labinot Dervishaj

Labinot Dervishaj: E palogjikshme dhe e paarsyeshme ta festojmë Ditën e Evropës kur ajo vet nuk e feston!

Sot në Kosovë është  ditë pushimi! A thua për çka se?! Po thonë së është “Dita e Evropës”. E çuditshme e habitshme në çdo shtet të këtij kontinenti sot punohet si zakonisht ngase është mesi i javës për ditët e punës. Ndërkohë në Kosovë pushohet, për nder e respekt të Evropës! Po a nuk është kjo Evropa që na ka ndarë forcërisht e pa drejtësisht neve si komb në pesë shtete?!

A është kjo Evropa që në kohën e spastrimit etnik dhe krimeve makabre që i bënte ushtria e policia serbe në Kosovë me shumë heshte, edhe atëherë  kur fliste dëgjohej vetëm me deklarata të buta?!

A është kjo Evropa e Bashkuar që po i thonë, e që nuk u tregua e bashkuar e aspak unike me rastin e Kosovës?!

Ajo në ‘unionin” e saj sot i mbanë pesë shtete që e kundërshtojnë dhe e kontestojnë  shumë ashpër shtetësinë e  Kosovës sa që kanë shkuar deri në atë masë të urrejtës patologjike ndaj nesh duke thënë sikurse  edhe Serbia po ta njohë pavarësinë e Kosovës, ato nuk do ta njohin.

E pse ne të bëhemi skajshmërisht servilë ndaj këtij të ashtuquajturi “Union Evropian” e t’i festojmë festat e tij kur ai e as shtetet në radhët e Unionit nuk e festojnë një ditë çfarë ka rastisur të jetë kjo sot.

Evropa na ka shumë borxh neve me shumë pa drejtësi gjatë historisë që na ka bërë por edhe në ditët e sotme është duke vazhduar me zanatin dhe retorikën e sajë të vjetër ndaj shqiptarëve.

Ajo na ka lenë të izoluar si shtet që nuk kemi liri të lëvizjes sikur shtetet përreth nesh. Evropa njërin prej shumë kushteve për liberalizimin e vizave që as nuk dihet se kur do të ndodh na ka venë demarkacionin me Malin e Zi, proces në të cilin Kosova ka humbur territor.

Evropa sot e 19 vite nga përfundimi i luftës na ka lenë Mitrovicën të ndarë e shumë të këqija të panumërta që i kemi prej saj. Ajo shpeshherë i ka arrestuar udhëheqësit shtetëror e ish komandant e luftës çlirimtare me urdhër-arreste të Serbisë. Është  shumë e palogjikshme dhe paarsyeshme që të vazhdojmë ta festojmë këtë  ditë dhe ta mbajmë në kalendarin e festave zyrtare shtetërore, kur ende nuk e kemi festë zyrtare 28 Nëntorin, datë kjo në të cilin lidhën shumë ngjarje të mëdha kombëtare që i kanë dhenë kthesë historisë tonë. Prandaj nëse aq shumë është ndjerë nevoja për një ditë pushimi, pas shumë pushimeve të një pas njëshme nga fillimi i pranverës e këtej, me racionale do të ishte që kjo ditë të mbahej pushim për nder të dëshmorëve të renë muajin maj apo për Betejen e Llapushnikut,  e cila ka qenë një fitore e madhe në luftën e UÇK-së së sa të mbahej për nder të Evropës.

 

Kontrolloni gjithashtu

Djaloshi me shqiponjë në ballë

Djaloshi me shqiponjë në ballë

Shikoni këtë foto të Aziz Kelmendit. Është origjinale, nuk ka kurrfarë  retushimi. Para se të …