Pacolli: Bllokimit të karatèistëve të Kosovës është një akt qyqar dhe i dëshpëruar i Serbisë

Pacolli: Bllokimi i sportistëve të Kosovës nga Serbia është një akt qyqar dhe i dëshpëruar i Beogradit

Ka reaguar edhe zëvendës-kryeminstri i Kosovës, Behxhet Pacolli pas bllokimit të karatistëve të Kosovës nga ana e Serbisë për të marr pjesë Kampionatin Evropian. Ai ka thënë se ky veprim është një akt qyqar dhe i dëshpëruar i Serbisë. Pacolli ka paralajmëruar se do të kërkojë nga organizmat sportiv relevant ndërkombëtar përjashtimin e Serbisë. “Akti i bllokimit të karatèistëve të Kosovës në kufirin serbo kosovar është një akt qyqar dhe i dëshpëruar i Serbisë. Shtetësia e Kosovës nuk kontestohet dot me veprime që nuk i mbushin mendjen as më budallait të nacionalistëve serbë në opinionin publik kinse Serbia nuk e pranon shtetësinë e Kosovës. Shtetësia kosovare ekziston dhe është pranuar ndërkombëtarisht. Federatat botërore sportive kanë rregulla të forta për shtetet që pengojnë pjesëmarrjen e sportistëve në aktivitete të ndryshme sepse sporti i shërben paqes dhe pajtimit mes popujve. Pak vite më parë në rastin e Majlinda Kelmendit, pikërisht prej këtyre rregullave, Rusia pranoi pasaportën, flamurin, himnin e Kosovës. Ne do i kërkojmë organizmave sportive ta përjashtojnë Serbinë”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …