Kryeministri Haradinaj takohet me ish-ministrin brendshëm austriak dhe europarlamentarin Friedhelm Frischenschlager

Kryeministri Haradinaj takohet me ish-ministrin brendshëm austriak dhe europarlamentarin Friedhelm Frischenschlager

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar sot me ish-ministrin e brendshëm austriak dhe europarlamentarin Friedhelm Frischenschlager. Ai ka thënë së Austria është një nga adresat e para të Kosovës në Europë dhe ka ka qëndruar vazhdimisht në krah të përpjekjeve tona shtet-ndërtuese.

“Austria është një nga adresat e para të Kosovës në Europë, e cila na ka qëndruar përherë në krah në përpjekjet tona për liri e pavarësi. Takim miqësor me Friedhelm Frischenschlager, ish ministër i brendshëm austriak dhe europarlamentar, për agjendën euro-atlantike të shtetit të Kosovës dhe mbështetjen e Austrisë në këtë rrugëtim, posaçërisht për procesin e liberalizimit të vizave. Miqtë e Kosovës kanë qenë bashkëudhëtarë besnikë të vendit tonë deri në liri dhe shtetndërtim”, ka shkuar Haradinaj në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Izbica – Dënimi simbolik prej 13 vjetësh për krimet e luftës lë plagë të hapura

Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur dënim prej 13 vjetësh burg për Muhamet Alidemajn, të …