Peshkopi Jovan thotë se serbët nuk po ikin vetëm nga Kosova e Kroacia por edhe nga Serbia

Peshkopi Jovan thotë se serbët nuk po ikin vetëm nga Kosova e Kroacia por edhe nga Serbia

Shqetësimet e krerëve të Kishës Ortodokse Serbe për fatin e popullit të tyre nuk kanë të ndalur. Përveç kreut të Kishës, patrikut Irinej edhe peshkopët serbë po bëjnë deklarata, përmes të cilave alarmojnë për ikjen e serbëve edhe nga Serbia. Peshokpi Jovan për Sllavoni-Pakrac, ka thënë se serbët janë duke u shpërngulur masivisht nga Kosova dhe Kroacia dhe ka shfaqur se vala e ikjes së serbëve do ta përfshijë edhe Serbinë dhe pjesën tjetër të Ballkanit. “Kudo që shkojë dhe kudo që të jetë  populli serb, shtylla e tij është Kisha Ortodokse Serbe, e cila po përballet me një sfidë për tu përballur me një valë të re të emigrantëve. Ajo për të cilën nuk po flitet është fakti se gjendemi para shpërnguljes së përgjithshme, e cila tashmë ka prekur Kroacinë, por nuk ka dyshim se do ta përfshije edhe pjesën tjetër të Evropës Juglindore, Ballkanit apo si ta quajmë, këtë pjesë tonën të botës “, tha peshkopi Jovan, i cili  ka paralajmëruar se migrimi i serbëve nga Serbia do të ndodhë kur BE-ja të lehtësojë punësimin e shtetasve të vendeve që nuk janë anëtare të Unionit, raporton Mitropolitana e Malit të Zi dhe bregdetit.

Kontrolloni gjithashtu

Deminuesit e forcave të KFOR-it, kanë asgjësuar një sasi të dyshimtë të municionit të zbuluar në Mitrovicën e Jugut

Misioni i KFOR-it, në Kosovë ka ndërhyrë për të asgjësuar në mënyrë të sigurt një …